Radikalët e Sheshelit i dhurojnë brekë ministres serbe në Kuvend

10:45 | 1 Shkurt 2020
A. B.

Dy deputete e një deputet nga paria radikale serbe e kriminelit, Vojislav Seselj, kanë zbuluar një metodë të çmendur të parlamentarizmit, e fyejnë dhe i dhurojnë brekë Ministres së Infrastrukturës dhe zëvendës kryeministres së qeverisë serbe, Zorana Mihailovic, pasi kjo ju përgjigjej akuzave të tyre për tradhti e korrupsion me një pllakat ku shkruhej ‘rrena radikalësh’.

Nuk do të ishte për t’u habitur nëse do të ishte përfshirë në këto marri Vojislav Seselj por nuk ishte. Ishin deputetet Vjerica Radeta, Natasa Jovanovic dhe Ruzica Nikolic që i dhuruan brekët ministres pasi deputeti tjetër nga radhët e radikalëve Milorad Mircic që i shfaqi i paketoi ato për ministren.

Radikalët e akuzonin ministren e infrastrukturës për korrupsion, spiunazh dhe hajni të shtetit. Në seancë po diskutohej për projektin që do ndërtohet në korridorin e Moravës nga një kompani kineze në vlerë prej 800 milionë euro. Radikalët pretendojnë se 300 milionë prej asaj vlere janë shtuar në kontratë për t’i vjedhur pastaj.

Tre herë e ndërpreu seancën kryesuesi i seancës por nuk u qetësuan radikalët, shpalosi brekët nga pakoja dhe i paraqiti e më pastaj ja dërguan ministres. Kryesuesi i kuvendit i lëshoi nga një vërejtje deputetëve radikalë.

https://video.gjirafa.com/eskalojne-radikalet-e-sheshelit-ne-kuvendin-e-serbise-mp4

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme