Google ADS

Afati për amendamentet e Ligjit për Prokurori Publike deri pasdite

10:43 | 1 Shkurt 2020
A. B.

Partitë politike që kanë vërejtje në Propozim-ligjin për Prokurori Publike deri sot pasdite duhet të parashtrojnë amendamente. Të hënën pritet që të mbahet një mbledhje e re më e gjerë ku do të bisedohet se cilët amendamente janë të pranueshëm.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dje pas takimit me grupet e punës të partive politike, që gati dy orë biseduan në Kuvend, tha se një pjesë e partive ende nuk kanë dorëzuar amendamente ndërsa një pjesë kanë njoftuar se dorëzimin e amendamenteve do ta bëjnë gjatë ditës së sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për OBRM-PDUKM që kanë dorëzuar vërejtje nga ekspertë, Deskoska tha se është kërkuar nga ato të përgatisin amendamente njëlloj si partitë politike tjera dhe t’i dorëzojnë sot deri në orën 12:00.

Nga OBRM-PDUKM i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të organizojë takim me ekspertët juridik të cilët kanë dhënë vërejtje në debatin publik dhe bashkërisht me ato të krijojnë amendamente.

Propozim-ligji i ri për Prokurorinë Publike pritet të miratohet më 11 shkurt, atëherë kur duhet të shpërndahet përbërja kuvendare ndërsa për miratimin e këtij ligji nevojitet shumica prej dy të tretave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme