Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Berovë, ku në orën shtatë janë matur minus gjashtë gradë, pas të cilës vijojnë Strumica dhe Demir Kapia me -3, Shtipi dhe Manastiri me -2. Në Shkup Zajçev Rid, Tetovë dhe Kumanovë -1, informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas parashikimit moti sot në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht në drejtim veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus një deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë nga tetë deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht në drejtim veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus dy, ndërsa temperatura e ditës deri në 12 gradë Celsius.
Vijon periudhë e motit stabil me temperatura relativisht të larta për këtë pjesë të vitit. Nga e hëna do të ketë më shumë vranësira, ndërsa ndryshime më të mëdha do të ketë të martën dhe do të pasohet me rritjen e vranësirave, ndryshimi i erës në pjesët veriore dhe me reshje dëbore në male dhe dëborë dhe shi i kohëpaskohshëm në disa vendbanime.