Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me shumicë votash kundër dëgjimit të dëshmive të dëshmitarëve në procesin hetimor ndaj presidentit Donald Trump.
Ky vendim ia hap rrugën shfajësimit të tij përballë akuzave për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, shkruan “The Guardian”.
Bllokimi i dëshmitarëve u përkrah nga 51 senatorë, ndërsa 49 e përkrahën paraqitjen e dëshmive. Vetëm dy senatorë republikanë, Mitt Romney dhe Susan Collins, dolën kundër partisë së tyre dhe e përkrahën Partinë Demokratike për paraqitjen e dëshmitarëve.
Ky vendim u dha fund shpresave të demokratëve për zgjerimin e procesit hetimor ndaj presidentit. Në sqarimet që i dhanë republikanët për përkrahjen e bllokimit të dëshmitarëve thuhet se ata besojnë që presidenti nuk ka vepruar si duhet, por se nuk e meriton të shkarkohet.
Presidenti Donald Trump akuzohet se e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës me hetimet që ky shtet do t’i fillonte kundër rivalit të tij politik, Joe Biden. Sidoqoftë, kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se i tërë procesi është “gjueti e shtrigave” kundër tij.
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...