Google ADS

Fanellat në NBA All-Star do t’i kenë nëntë yje për të nderuar viktimat e aksidentit me helikopter

22:35 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

NBA ka marrë vendim që ndeshjet që do të zhvillohen në All-Star t’i kenë nga nëntë yje në fanellë.

Po ashtu, dy skuadrat që përballen mes vete, njëra do të bartë numrin 2, ndërsa tjetra atë 24, për ta nderuar Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit humbi jetë të dielën e javës së kaluar në një aksident me helikopter, aty ku mbetën të vdekur edhe vajza e tij 13-vjeçar Gianna, me shtatë persona të tjerë.

Skuadra e LeBron James do të ketë numrin 2, ndërsa ajo e Giannis do të ketë atë 24-të.

NBA ka vendosur t’i nderojë të nëntë viktimat, duke i vendosur në fanellat e lojtarëve nga nëntë yje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme