Forumi Rinor i ASH-së ka disa pyetje për BDI-në

22:21 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët parashtroi disa pyetje deri te pushtetarët, për probleme nga sfera të ndryshme që e prekin Komunën e Likovës, për disa projekte të premtuara shumë vjet më parë, ndërsa akoma nuk janë realizuar.

“Ata nuk kanë turp edhe pse sot këtë vend e gjejnë të boshatisur dhe të braktisur nga rinia. Pa fije turpi shkelin në zonën ku u bë sakrifica më sublime gjatë vitit 2001, dhe kësaj zone ajo sakrifice sot u kthehet në formën e dhunës moderne që ka instaluar partia që mban pushtetin qendror dhe atë lokal, duke detyruar të rinjtë, ardhmërinë e këtij vendi, ta braktisin vendlindjen dhe vatrën stërgjyshore”, deklarojnë nga FRASH për problemet në Likovë, transmeton Portalb.mk.

Ata i pyesin ‘gjuetarët e meritave’, siç i quajnë pushtetarët, se ku gjendet rinia e Likovës.

“Ku janë nxënësit e shkollave fillore numri i të cilëve çdo vit bie dukshëm? Ku është zona e lirë ekonomike që keni premtuar, sa fabrika janë hapur deri tani,sa të rinj janë punësuar?”, pyesin nga FRASH.

Këto janë pyetjet tjera të parashtruara nga FRASH:

Ku është lapidari i UÇK-së në Sllupçan emrin e të cilës e brohorisni vetëm në fushata?

Deri ku është riaktivizimi i minierës së Llojanit , ku mbeti investitori kanadez i vitit 2014?

Deri kur do t’i helmoni këta qytetarë me deponitë e egra në fshatin Nikushtak dhe rrethinë?

Deri kur do t’i politizoni institucionet arsimore duke instaluar drejtorë partiak?

Deri kur do t’i punësoni familjarët tuaj?

Deri kur me paratë e taksave tona do ta rrisni standardin tuaj?

Deri kur libreza partiake do të jetë pasaportë për punësimin e të rinjve ?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme