Shpërthen zjarri te Maja e Zezë në Pejë

19:00 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Një zjarr ka shpërthyer në një pjesë të quajtur Maja e Zezë, të bjeshkëve të Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra i cili ka treguar se njësitet e zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta shuajnë zjarrin

Ibra ka thënë se Policia e Kosovës poashtu gjenden në vendin e ngjarjes, ndërsa shton se nuk ka informata nëse ka persona të lënduar.

“Ka shpërthy një zjarr rreth orës dy të mesditës dhe njësitet e zjarrfikësve, policia kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe tash janë tu shiqu shkakun e zjarrit dhe rrethanat tjera të shohim si do të shkoj gjendja. Nuk kemi informata se ka të lënduar por si do të arrihet për fikjen e tij varet prej njësiteve të zjarrfikësve sa kanë sukses”, ka thënë Ibra./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme