Google ADS

Ka diçka që i lumturon meshkujt më shumë sesa marrëdhëniet me vajzat

18:48 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Të gjithë e dimë sesa të rëndësishme janë miqësitë për të dyja gjinitë. Mirëpo, meshkujt e kanë më të rëndësishme këtë pjesë. Sipas një studimi: Burrat kanë më shumë kënaqësi emocionale nga raporti i tyre me miqtë sesa në marrëdhëniet romantike.

Të surprizuar? Lexoni më poshtë:

Miqtë përpara të dashurave

Miqtë ju japin meshkujve më shumë stabilitet emocional dhe aftësi më të mira për zgjidhjen e konflikteve, në krahasim me jetën emocionale që ata ndajnë me të dashurat e tyre, sipas një studimi. Të gjithë pjesëmarrësit thanë se e kanë më të lehtë të hapen dhe të shprehin ndjenjat me miqtë e tyre meshkuj, sesa me partneret. Një nga arsyet është se ata ndjehen më pak të gjykuar dhe kanë më pak kufij.

Impakti i miqve në një lidhje të tillë

Duke qenë se meshkujt janë më të lirshëm me miqtë e tyre, kjo ndikon edhe në vendimet që ata marrin. Pra, miqtë meshkuj duke qenë në brendësi të ngjarjeve që ndodhin në jetën tuaj, ata mund të japin mendime rreth një vendimi që do të merrni. Ndërkohë, të dashurës ju mund të mos ia keni thënë ende se për çfarë bëhet fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme