Google ADS

Haziri: Konsultimet e sotshme janë në funksion të finalizimit të marrëveshjes politike me VV-në

17:45 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri është prononcuar për media pas takimi disa orësh që mbajti kjo parti.

Ai ka thënë se konsultimet që sot ka organizuar kryetari i LDK-së Isa Mustafa shkojnë në funksion të shtjerrës së gjitha mundësive që në bisedime të drejtpërdrejta me Lëvizjen Vetëvendosje të angazhohen bashkërisht në realizimin e qëllimeve të përbashkëta, për t’i dhënë vendit ekzekutiv.

“Konsultimet e ditët së sotshme janë natyrisht në funksion të finalizimit të marrëveshjes politike me Lëvizjen Vetëvendosje sepse LDK prej ditës së parë që ka qenë e ftuar e ka dhënë këtë kontribut, angazhim. Jemi në përpjekje që sonte nesër dhe pasnesër ti realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq Lëvizja Vetëvendosje dhe mandatari Albin Kurti, ndërsa roli i LDK-së i fokusuar në përgjegjësi në këtë fazë të Kuvendit të Kosovës. Ky është dallimi kryesor dhe i vetëm që ka mbet mu definu përderisa çështjet tjera kanë marr zbardhje dakordim të dy palëve” ka thënë Haziri, raporton arbresh.info.

Ai tutje ka thënë se do të vazhdojnë të takohen më Lëvizjen Vetëvendosje që të sjellin një marrëveshje.

“Do të vazhdojmë me u taku, me bisedu, me negociou dhe me sjellë një marrëveshje e cila të hënën na bën me ekzekutiv të ri i cili merr mandatin katër vjeçar me zbatu detyra i cili është jashtëzakonisht ambicioz i bazum në 5 shtylla reformuese”, është shprehur ai.

Haziri ka thënë se takimet e liderëve mund të mbahen çdo kohë, është çështje e dakordimit të dy liderëve dhe të ekipeve dhe se të dy palët janë të hapura për takime dhe se takime do të ketë.

Sa i përket qeverisë së pakicës, nënkryetari i LDK-së ka thënë se LDK nuk e mbështet dhe nuk e voton qeverinë e pakicës pasi që sipas kësaj partie qeveritë e pakicës nuk i japin zgjidhje vendit në procese të rënda politike.

“LDK është e vetëdijshme që qeveritë e pakicës nuk i japin zgjidhje proceseve të rënda politike, ne as nuk i japim mbështetje qeverisë së pakicës, nuk e votojmë praktikisht e as nuk e shohim si zgjidhje qeverisjen e pakicës”, është shprehur nënkryetari i LDK-së.

“Në këtë vend ose duhet me udhëheq ai që qeverisë në partneritet me dikë, këtë rast jemi ne ose duhet me ndërtu qeverisje të mëdha që kem provu edhe ne edhe në të kaluarën e afërt”, ka thënë Haziri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme