Erdogan i akuzoi vendet arabe për “tradhti”

14:48 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot ka akuzuar disa vende arabe për përkrahjen e tyre për planin paqësor për Lindjen e Afërt, të prezantuar nga SHBA-ja, duke e cilësuar sjelljen e tyre si “tradhti”, njofton MIA.

“Disa vende arabe të cilat përkrahin planin e tillë po bëjnë tradhti në Jerusalem, si të popullit të tyre, dhe që është më me rëndësi, tërë njerëzimit”, deklaroi Erdogan para bashkëpartiakëve të tij në Ankara.

Erdogan, i cili është kategorik në mbrojtjen e të drejtave palestineze, i përmendi Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Jordaninë.

“Posaçërisht Arabia Saudite, ju heshtni. Kur do ta ndërprisni heshtjen? Nëse i shikoni Amanin, Bahreinin dhe Abu Dabin, e shihni punën e njëjtë”, tha presidenti turk.

Presidenti amerikan Donald Tramp të martën publikoi hollësira për planin e shumëpritur ndaj zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez, ku parashihet që Jerusalemi të mbetet “kryeqytet i pandarë” i Izraelit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme