Detaje të tjera kanë dalë nga hetimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar të këtij viti.
ABC News ka mësuar se Leonard Hajri dhe Bajram Hajri pronarë dhe posedues të resortit “Golden” kanë pranuar të marrin trupin e pajetë të Prengës në ambientet e resortit nga Range Rover.
Po sipas hetimeve rezulton se “Hajrjat” e kanë futur kufomën e Prengës në ambientet e garazhit të resortit “Golden” në Shijak.
Me pas me ndihmën e administratorit të resortit, Olsi Turja, trupi i viktimës është transportuar në Furgonin në pronesi të Elton Hajrit. Festim Bexhdili ka qenë personi që ka marrë furgonin nga resorti “Golden” bashkë me trupin e pajetë të Jan Prengës dhe e ka transportuar jashtë ambienteve për të zhdukur më pas kufomën.
Sipas prokurorisë pretendohet se administratori i resortit “Golden” Olsi Turja, është parë duke pastruar gjakun nga fugoni. dhe duke sistemuar edhe disa vegla pune të cilat dyshohet se janë përdorur për varrosjen e trupit të Jan Prengës.
Të pestë këta persona janë akuzuar nga prokuroria për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Sipas policisë dhe prokurorisë, këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti.
Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 278 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është ndodhet i arrestuar në Angli. /abcnews.al/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...