Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, e ka dënuar me 200 euro gjobë me kusht, të akuzuarin për veprën penale “vjedhja e shërbimeve”, Shukri Islami.
Dënimi me kusht, nuk do të ekzekutohet në afat prej një viti, nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësja Drane Simani, tha se i akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale, të paguajë shumën prej 20 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ky aktgjykim është shpallur pasi që në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 29 janar 2020, i akuzuari e kishte pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.
Në këtë rast, Islami ka kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim sa më i butë, ngase është mbajtës i familjes dhe se këtë vepër e ka kryer nga kushtet e vështira ekonomike.
Pranimi i fajësisë nuk është kundërshtuar nga prokurorja Bahtie Ademi, sipas së cilës, një veprim i tillë ka mbështetje në provat e lëndës dhe është bërë në mënyrë vullnetare.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ka bërë bashkimin e dy lëndëve me qëllim të ekonomizimit të procedurës, meqenëse ka të bëjë me një të akuzuar, i cili ngarkohet për të njëjta vepra penale.
Sipas aktakuzës së parë, të ngritur më 18 korrik 2018, Shukri Islami, akuzohet se më 4 maj 2018, në kohë të papërcaktuar dhe vazhdimësi në shtëpinë e tij në fshatin Beguncë të Vitisë, si konsumator i energjisë elektrike, me qëllim që vetit t’i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror, ka përfituar nga shërbimet komunale, në atë mënyrë që punëtorët e autorizuar të KEDS-it, ia kanë ndërprerë energjinë elektrike nga distanca, ndërsa më vonë pas kontrollimit të bërë nga punëtorët e KEDS-it, është vërtetuar se ka bërë një lidhje direkte në rrjetin elektrik te shtylla elektrike, me ç’rast kjo lidhje ka furnizuar me energjinë elektrike pajisje të amvisërisë.
Sipas aktakuzës, KEDS-it i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 107.68 euro.
Me këtë, ai akuzohet se ka kryer vepër penale “lidhja e paautorizuar në shërbime”, nga neni 321, i KPRK-së.
Ndërsa, sipas aktakuzës së dytë të ngritur më 10 dhjetor 2019, Shukri Islami akuzohet se më 14 dhjetor 2019, është konstatuar se në shtëpinë e tij ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike, në atë mënyrë që është lidhur drejtë për drejtë në rrjetin elektrik dhe nga kjo lidhje e paautorizuar energjia elektrike e shpenzuar fare nuk është regjistruar në njehsor elektrik.
Sipas aktakuzës, i akuzuari të dëmtuarës KEDS-Distrikti Gjilan, i ka shkaktuar dëmin në vlerë prej 63.20 euro.
Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhja e shërbimeve”, nga neni 314, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e themelimit të SHKK-së, merr pjesë H...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...