Google ADS

Presidenti Thaçi shqyrton mundësinë për krijimin e Këshillit Konsultativ për LGBTIQ+

13:06 | 31 Janar 2020
A. B.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sot është takuar me dy përfaqësues të komunitetit LGBTIQ+.

Presidenti përmes një njoftimi në ‘Twitter’, ka bërë të ditur se me Arbër Nuhiun dhe me Blert Morinën kanë diskutuar për mundësinë e themelimit të një Këshilli Konsultativ për të drejtat e këtij komuniteti, e që do të funksionojë në kuadër të zyrës së presidentit, shkruan arbresh.info

“Një takim i shkëlqyer me përfaqësuesit e LGBTIQ+ në Kosovë, Arbër Nuhiu dhe Blert Morina për të diskutuar për themelimin e një Këshilli Konsultativ për të Drejtat e LGBTIQ+ në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Promovimi i të drejtave për LGBTIQ+ është një prioritet i rëndësishëm”, ka shkruar Thaçi.


Këtë njoftim të Thaçit e ka përshëndetur ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Grenell e ka shpërndarë postimin e Thaçit dhe ka shkruar:

“Faleminderit, president Hashim Thaçi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme