Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se AKR-ja do të shqyrtojë bashkëpunimin me Nismën e Fatmir Limajt, pas emërimit të Haxhi Shalës si shef i grupit parlamentar të koalicionit Nisma-AKR në Kuvend.
Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Zyberaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate nuk e ka konsultuar fare AKR-në për këtë vendim, shkruan portali arbresh.info
“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkepunimi yne me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj.
Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku Haxhi Shala ka përfaqësuar grupin parlamentar të Nismës Socialdemokrate.
Ai ka bërë të ditur se sot në detyrën e re ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të kryesisë.
“Takimi i parë në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës si Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate. Gjatë kësaj mbledhje u caktua seanca plenare e datës 03.02.2020 për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shala. / arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...