Tetë sezone dhe shtatë trofe me Skënderbeun, Marko Radas përfundon në Kategorinë e Dytë

11:27 | 31 Janar 2020
A. B.

Marko Radas është një emër i njohur për futbollin shqiptar dhe konkretisht për tifozët e Skënderbut. 36 vjeçari u afrua në verën e 2011 te korçarët nga Vinogradar në Kroaci, duke zhvilluar plot tetë sezone me Skënderbeun. Me ngjyrat bardhekuqe, kroati ishte titullar i padiskutuar në mbrojtje, duke fituar tetë trofe.

Pesë tituj kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë, do e kthenin Radas në një lojtar kyç te “Ujqërit”. Fundi i sezonit 2018-2019 solli largimin e tij nga Korça. Tanimë 36 vjeç, kroati bën pjesë në ligën e dytë krate ku prej gjashtë muajsh aktivizohet me NK Rudes, aty ku në 11 ndeshje ka shënuar edhe një gol.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme