Ankaraja dhe Athina kërkojnë dënimin e deputetit grek të partisë Neo-Naziste pasi ky i fundit grisi flamurin turk gjatë një debati në Parlamentin Evropian.
Turqia dhe Greqi ishin në bisedim për marrëveshjet e sigurisë me Libinë, teksa Yannis Lagosi grisi një flamur prej letre në formë revolte ditën e djeshme.
Një prej kryetarëve të partisë Agimi i Artë, akuzoi Turqinë se është përgjegjëse për krizën e emigrantëve në Evropë.
“Ja ku kemi flamurin turk… dhe ç’mund të bëjmë tjetër me të veçse ta grisim” – ishte deklarata e Lagosit përpara veprimit të tij.
Ministri i Jashtëm grek e dënon aktin e tij, duke deklaruar se është kundër traditave greke dhe evropiane.
Reagim i menjëhershëm ishte dhe i Turqisë teksa ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu kërkon dënimin nga Parlamenti Evropian për eurodeputetin.
“Duhet që Evropa t’i japë fund racizmit dhe armiqësisë kundrejt Islamit” – u shpreh ai.
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...