Google ADS

Përfundon takimi i Bashës me diplomatët, çfarë u diskutua

10:51 | 31 Janar 2020
A. B.

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Bashës me diplomatët e huaj në Tiranë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokartike, si Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, por edhe përfaqësues të tjerë.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se kanë qenë disa çështje fokusi i këtij takimi, ku kryesisht janë ndalur tek Reforma Zgjedhore, për të cilët palët janë ulur në një tryezë dakordësimi.

Po ashtu në fokus kanë qenë edhe kryebashkiakët socialistë, të cilët janë denoncuar vazhdimisht nga demokratët.

Ndërkaq, disa përfaqësues të opozitës kanë ngritur edhe shqetësimin për paketën “anti-shpifje’, që sipas saj cënom lirinë e mediave, duke i vendosur në një presion. Nuk ka pasur prononcime në fund të takimit. Por mësohet se do të ketë edhe takime të tjera.

Basha ende nuk ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit ka munguar në takimin e sotëm, ndërsa ishte prezente zv.ambasadorja Leyla Moses-Ones./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme