40 mijë për printer me qira.
Kjo është shuma që së fundi kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a, ka planifikuar të shpenzojë.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘Marrja më Qira e Pajisjeve për Print Copy dhë Scan’ kohëzgjatja do të jetë 36 muaj.
Ndërsa në përshkrim thuhet se këto pajisje do të përdoren në departamente të ndryshme në KUR Prishtina.
“Qëllimi i kontratës është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë kontraktimin e shërbimeve në vijim Marrja me Qira e printerëve, fotokopjeve dhe skanerëve për nevojat e departamenteve te ndryshme te KUR Prishtina sh.a”, thuhet në përshkrim.
E saktësisht KUR Prishtina ka planifikuar të marrë me qira fotokopje MFP për Arka me kapacitet 20-30 faqe për minutë (B Ë), fotokopje MFP me kapacitet 30-40 faqe për minutë (B Ë), fotokopje MFP me kapacitet 30-40 faqe për minutë (Color), Plloter Color 44” (inch)- 3 copë 5. Softuerë për menaxhim te Print Copy Scan.
Por për të parë pse kompania nuk i blen por vetëm i merr me qira këto pajisje arbres.info ka kontaktuar me Arjeta Mjekun, zëdhënëse në kompaninë rajonale të ujësjellësit Prishtina.
Ajo ka thënë se pajisjet kanë kosto të lartë dhe e rendojnë buxhetin e kompanisë. Mjeku ka shtuar se vitin e kaluar të gjitha institucionet qeveritare e kanë përdorë të njëjtën praktikë.
“Së pari duke pasur parasysh se në vitin e kaluar të gjitha Institucione Qeveritare kanë kërkuar me tender pajisje për printim me qira, arsyeja është shumë e qartë, për shkak se këto pajisje kanë një kosto shumë të lart dhe e rendon buxhetin e çdo kompanie apo institucioni, gjithashtu edhe mirëmbajta ka një kosto duke mos harruar së atyre pajisjeve duhet tu ndërrohet toneri në vazhdimësi”, ka thënë ajo.
Mjeku ka shtuar se kompania në 50 pika ku përdoren pajisjet ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.
“Kompania Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’ sh.a ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme në 50 pika ku përdoren pajisje dhe në bazë të analizës së kostos dhe resurseve humane që posedon ,KRUP vepron në ketë mënyrë disa vitet e fundit pa probleme dhe se një aktivitet i tillë është paraparë në planin vjetor të shpenzimeve”, ka shtuar ajo.
Zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellësit Prishtina ka thënë gjithashtu se pajisjet e njëjta në treg kushtojnë rreth 100 mijë euro ndërsa nuk përfshihen mirëmbajtja dhe tonerët.
“Mbi të gjitha, vendimi mbi marrjen me qira të pajisjeve të printimit është e bazuar në kosto dhe përfitimet e ndërmarrjes. Pajisjet të cilat i ofrohen me qira ndërmarrjes në treg kushtojnë rreth 100,000 euro me shkallë të amortizimit prej 5 vite me vlerën zero të këtyre pajisjeve duke mos përfshi koston e mirëmbajtjes dhe koston e tonerëve. Kurse marrja me qira e pajisjeve bart një kosto prej 40.000 euro për 3 vite ku janë te përfshira kostoja e mirëmbajtjes dhe tonerëve. Për me shumë, blerja e pajisjeve kopjuese kërkon angazhim dhe shpenzim më të lartë të burimeve njerëzorë, kurse me kontraktim të pajisjeve angazhimi i burimeve njerëzore të brendshme është zero”, ka përkundur Mjeku.
Kujtojmë që në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik bëhen të ditura edhe kushtet e pjesëmarrjes ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një nga kriteret për dhënie të kontratës.
Për të gjithë Operatorët Ekonomik të interesuar afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është 13 shkurti. Në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve,/arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë