Spitali i Vushtrrisë furnizohet me qarshafa e postava, kaq i kushton kontrata

07:54 | 31 Janar 2020
Arbresh.info

Spitali “Sheikh Zayed”, ditë më parë ka finalizuar një tjetër kontratë për këtë vit.

Këtë herë kontrata ka të bëjë me furnizimin me qarshafa dhe postava për reparte.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 4.500, 00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “ENDI” SH.P.K, shkruan Indeksonline.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se vlera e kontratës është 4.158,40 euro.

Tutje, në kontratë nuk bëhet e ditur numri apo sasia e produkteve, përveç asaj që furnizimi duhet të përfundojë brenda 60 ditëve.

Të ngjashme