Nemanja Matic refuzon largimin nga United, kjo është arsyeja

23:42 | 30 Janar 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic ka refuzuar mundësinë për tu larguar nga “Old Trafford:.

Sipas raportimeve, Matic ka refuzuar disa oferta nga klubet e ndryshe dhe është i gatshëm të vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”.

31-vjeçarit në fund të sezonit i skadon kontrata, por ka mundësinë të vazhdojë edhe për një vit, transmeton portali arbresh.info.

Matic nuk është duke arritur të luajë aq sa dëshiron nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, andaj pritet të bëjë një bisedë me teknikun norvegjez pastaj të mendoj për largimin.

I interesuar për lojtarin është Inter në krye me Antonio Conte./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme