Google ADS

Pompeo: Partia komuniste kineze, kërcënimi kryesor i kohërave tona

23:02 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Seketari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka quajtur sot partinë komunsite të Kinës “kërcënimi kryesor i kohërave tona”, dy javë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi atë që quajti “marrëveshje madhore tregtare” me Pekinin.

Duke folur në një konferencë shtypi me minsitrin e Jashtëm britanik Dominic Raab në Londër, Pompeo tha: “Megjithëse duhet të jemi shumë vigjilent ndaj terrorizmit dhe sfidave të tjera në të gjithë botën … Partia Komunsite Kineze përfaqëson kërcënimin qendror të kohërave tona”.

Pompeo më tej përmendi mënyat e ndryshme me të cilat SHBA po përpiqet të ndalojë influencën në rritje të Kinës.

“…Nëse bëhet përmes Organizatës Botërore Tregtare, përmes mënyrës sesi trajtojmë infrastrukturën e teknologjinë apo sigurimit të kapaciteteve ushtarake …ne Perëndimi, kolektivisht, duhet të sigurohemi që shekullii ardhshëm të udhëhiqet nga parimet e demokracive perëndimore”, tha Pompeo, në një deklaratë disi të ndryshme nga ato të presidentit për Pekinin.

Trump është kujdesur prej dy vjetësh për arritjen e marrëveshjes tregtare me Kinën pasi e akuzoi atëpër manipulim të valutës dhe ndërhyrje në zgjedhje. Pas arritjes së marrveshjes Trump quajti presidentin kinez Xi Jinping një njeri që “e do vërtet vendin e tij.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme