Google ADS

Zëdhënësi i PDK: Ky është Albin Kurti i vërtetë

22:03 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka komentuar takimet e kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti me krerët e Listës Serbe për koalicion qeverisës.

Bytyçi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti i vërtetë u duk sot kur për interes personal që të bëhet kryeministër, ai pranon çdo kompromis, duke përfshirë pazarin me Gjuriqin dhe Listën Serbe të Vuçiqit.

“Kur mendon për karrigen e Kryeministrit dhe për veten e tij, Albin Kurti harron kërkim faljen nga Serbia, harron krimet serbe në Kosovë, harron kushtëzimet që duhet t’ia bëj Serbisë për të vazhduar dialogun. Që të bëhet kryeministër, ai pranon çdo kompromis, duke përfshirë pazarin me Gjuriqin dhe Listën Serbe të Vuçiqit. Ky pra është Albin Kurti i vërtetë!”, ka thënë Bytyçi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme