Google ADS

Pacolli: Me Cakajn po koordinojmë qasjen tonë për çështjet e politikës së jashtme

21:11 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Gent Cakaj janë duke qëndruar në një restorant me kuzhinë shqiptare në Berlin të Gjermanisë.

Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka treguar se në këtë takim me Cakajn janë duke koordinuar qasjen e dy vendeve për çështjet e politikës së jashtme.

Postimi i plotë i Pacollit në facebook:

Sonte në Berlin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, në një restorant me kuzhinë tërësisht shqiptare, duke koordinuar qasjen tonë për çështjet e politikës së jashtme.

Qëllimi im ka qenë gjithmonë të kemi një koordinim të ngushtë dhe dinamik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Nesër së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme nga e gjithë Evropa me ftesën e Ministrit gjerman të Punëve të Jashtme jemi në konferencën e Berlinit për të diskutuar çështjet e sigurisë në Ballkan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme