Sigal Prishtina e ka mundur Feronikelin me rezultat 86:82 (18:19, 23:20, 23:24, 22:19), në ndeshjen e fundit të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte mjaft interesant, me të dy skuadrat që ishin të barabarta dhe kjo pjesë përfundoi 18:19 për Niklin. Loja ishte interesante edhe në periodën e dytë, ku dy skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat. 23:20 përfundoi kjo pjesë, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41:39. Edhe perioda e tretë ishte mjaft interesante, ku skuadra mysafire pasi barazoi shifrat, kishte epërsi deri në katër pikë, 57:61, megjithatë, bardhekaltrit në fund ishin më të vëmendshëm dhe me një tre pikësh nga Fisnik Rugova, kalojnë në epërsi 64:63, rezultati pas 30 minutave në parket. Edhe 10 minutëshi i fundit ishte shumë interesant dhe dramatik, ku fituesi nuk është ditur deri në sekondat e fundit, por Prishtina ishte më e kujdesshme në fund dhe shënon fitore me rezultat 86:82.
Te Sigal Prishtina u dalluan Fahro Alihoxhiq me 25 pikë e 16 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 22 pikë, derisa te Feronikeli më i miri në fushe ishte Dayon Griffin me 25 pikë, gjashtë kërcime e pestë asistime.
Sigal Prishtina renditet në vendin e dytë me 15 fitore dhe pesë humbje, kurse Feronikeli ka pesë fitore dhe 16 humbje./arbresh.info.
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...