Dimitrov-Roth: Të mbahet fokusi në procesin e reformave

20:35 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Në kuadër të ditës së parë të vizitës në Berlin, Ministri për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov realizoi takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Michael Roth.

Në takim u bë një rikapitullim i situatës aktuale në Maqedoni, rajonit të Ballkanit Perëndimorë, si në nivel të BE-së në lidhje me diskutimet për metodologjinë e re për fillimin e bisedimeve dhe ndërtimit të konsensusit në mes vendeve anëtare për vendimin e fillimit të bisedimeve.

“Në disa përpjekje vitin e kaluar ishim afër deri tek arritja e suksesit dhe valorizimit të përpjekjeve të përbashkëta për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Nëse duam të japim inkurajim të mëtejshëm proceseve reformuese dhe të mos vijë deri te minimi i arritjeve që vendet kanë arritur, si dhe të përballemi me besueshmërinë dhe ndikimin e BE-së në rajon, është e nevojshme të rrëmbeni shansin e parë të radhës për të marrë vendimin e shumëpritur dhe të merituar”, tha Dimitrov.

Ministri Roth tha se ndajnë zhgënjimin për pamundësinë që Maqedonia e Veriut të bëjë hapin e merituar përpara./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme