Arrat janë të pasura me yndyrna dhe kalori (të shëndetshme), kështu që mund të mos ju ketë shkuar në mendje se ato mund të përdoren si një mënyrë për të kontrolluar peshën. Por, arrat mund të ndihmojnë në betejën me kilogramët, sugjeron një studim i Harvardit, i publikuar nga revista “BMJ Nutrition, Prevention, and Health” (Nutricioni, Parandalimi dhe Shëndeti).
Studiuesit analizuan përgjigjet e pyetësorëve për zakonet e ushqyerjes, aktivitetin fizik dhe ndryshimet në peshë të rreth 145,000 gra dhe burra të moshës së mesme apo më të vjetër. Personat që kaluan nga mosngrënia asnjëherë e arrave në ngrënien çdo ditë të mesatarisht gjysmë grushti, kishin 16% më pak gjasa për t’u bërë obezë në një periudhë katër vjeçare krahasuar me personat që nuk hanin fare arra.
Zëvendësimi i mishit të kuq, mishit të procesuar, patateve të skuqura, ëmbëlsirave etj., me gjysmë grushti arra lidhej gjithashtu me më pak peshë të shtuar.
“Arrat kanë proteina dhe fibër, që na ndihmojnë të ndihemi të ngopur për një kohë më të gjatë dhe na largojnë nepsin për ushqime të shpejta, të procesuara. Edhe pse arrat kanë përbërje të lartë kalorike, deri në 20% e kalorive të marra nga konsumimi i arrave do të ekskretohen nga trupi,”-u shpreh dr. Xiaoran Liu, një nga autorët e studimit dhe një studiues i Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...