Google ADS

Këto janë fjalët e para të Bruno Fernandes në fanellën e United

18:30 | 30 Janar 2020
Arbresh Info

Mesfushori, Bruno Fernandes ka kompletuar transferimin te Manchester United.

Portugezi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare e gjysmë me “Djajtë e Kuq”, kurse transferimi i tij kushtoi 46 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Fernandes ka thënë se është fans i madh i United që prej kohës kur Cristiano Ronaldo u transferua në “Old Trafford”.

“Dashuria për United filloi kur shikoja videot e Cristiano Ronaldo dhe që nga ajo kohë kam qenë fans i madh i këtij klubi të mirë. Për mua të që tani do luajë për United është ndjesi e mrekullueshme”

United këtë sezon renditën në pozitën e pestë me 34 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme