Eksponentë të partisë Alternativa deklarojnë se koalicioni me Aleancën për Shqiptarët është gati dhe do të bëhet zyrtare në 3 ditët e ardhshme.
Sipas Skender Rexhepit, jashtë koalicionit mbetet Lëvizja Besa, fakt për të cilin thotë se është pajtuar edhe Aleanca për Shqiptarët. Rexhepi hedh poshtë çdo variant tjetër.
“Shumë shpejtë, po them jo më shumë se ekskluzive por brenda 2-3 ditësh do të dihet gjithçka. Konsiderojmë që gati është kryer dhe jemi në rrugë shumë të mbarë. Momentin që vijmë aty, fillimisht do të kalohet në organet partiake dhe do të dilet në publik. Gati se është kryer, por kush me kë? Unë në çdo deklaratë dhe paraqitje televizive ka qenë për koalicionin mes Alternativës dhe Aleancës”, tha Skender Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i Alternativës.
Lëvizja Besa kërkon nga ASH-ja të prononcohet nëse deklaratat e funksionarëve të Alternativës janë të vërteta. Kastriot Rexhepi thotë se ASH-ja ka keqpërdorur sinqeritetin e tyre, duke zhvilluar negociata të fshehta dhe në kundërshtim me thirrjet publike për koalicion trepalësh.
“Në si Lëvizje Besa kemi qenë në bisedime për bashkëpunimin trepalësh. Pasi të mbyllet ai kapitull është dashur të vazhdojnë bisedimet për koalicion dypalësh me hollësi, me komisione etj. Neve nuk kemi pasur bisedime për modalitet. Mua më habit deklarata e Rexhepit. Nëse Aleanca për Shqiptarët vazhdimisht ka bërë thirrje për koalicion trepalësh, ndërsa nga ana tjetër ka zhvilluar bisedime me një subjekt ndaras, kjo nuk është aspak korrekte. Nuk do të doja të komentoja, derisa ASH-ja nuk e konfirmon një gjë të tillë”, pohoi Kastriot Rexhepi, nënkryetar i Lëvizjes Besa.
Aleanca për Shqiptarët deri më tani nuk është prononcuar zyrtarisht për modalitetin e koalicionit. Nga ky subjekt tashmë disa ditë pritet të dilet me qëndrim të prerë për koalicionin e bllokut opozitarë edhe pse zyrtarizimi i tij pritet nga muaji dhjetor. Idenë për koalicion trepalësh i pari e shpalosi lideri i ASH-së, Ziadin Sela. Lëvizja Besa me vendim të kryesisë qendrore u deklarua pro këtij bashkëpunimi, ndërsa Alternativa që në fillim ishte e prerë kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Besa./Alsat
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...