Google ADS

Lazio arrin marrëveshje me sulmuesin e Chelseas

16:23 | 30 Janar 2020
Arbresh Info

Lazio ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Para disa ditëve, Giroud ishte i lidhur me transferimin te Inter, por gjiganti italian nuk është në gjendje t’i pranojë kushtet e “Bluve”, transmeton portali arbresh.info.

Arrijta e mesfushorit, Christian Eriksen te “Neurazurët” ka shkaktuar që klubi të mos këtë para të tjera për të shpenzuar këtë muaj.

Mirëpo, sipas Calciomercato, Lazio ka arritur marrëveshje me francezin, i cili do nënshkruajë kontratë trevjeçare e gjysmë.

Ka mbetur vetëm që Chelsea ta pranojë ofertën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme