Stresi, aktivitetet e përditshme dhe problemet e ndryshme janë disa nga shakatarët që i shkaktojnë çrregullimet e gjumit.
Benefitet e një gjumi të rregullt tanimë dihen. Gjumi i rregullt rigjeneron sistemin imunitar, sistemin respirator, nivelin e energjisë, e lejon trurin t’i procedoj informacionet në mënyrë efikase dhe e bënë rregullimin e qarkullimit të gjakut.
Për të dëshmuar rëndësinë e gjumit të rregullt, një ekip i nerushkencëtarëve,i udhëhequr nga Michele Bellesi, nga Universiteti Marche në Itali, ka bërë një eksperiment ne minj, të cilët i kishte ndarë në dy grupe.
Grupi i parë i minjve kishte bërë gjumë mjaftueshëm, kurse grupin tjetër nuk e kishin lejuar të bëjnë më shumë gjumë se 8 orë.
Duke vrojtuar aktivitetin e qelizave përgjegjëse për gjumin, shkencëtarët kishin vërejtur se grupi i dytë, të cilët kishin fjetur më pak e 8 orë kishin aktivitet më të ulët psikik në krahasim me minjtë që kishin fjetur mjaftueshëm si dhe qelizat nervore të tyre kishin filluar të shkatërrohen.
Duke marrë parasysh që fiziologjia e minjve është e ngjashme më atë të njerëzve, këto rezultate vlejnë edhe për njerëzit.
Si përfundim, ky studim edhe një herë ka vërtetuar rëndësinë e gjumit për mbarvajtjen e shumë proceseve në organizëm.
Disa metoda që ju ndihmojnë të flini më lehtë janë:
-Praktikoni meditimin
-Krijoni një ambient të errët kur flini
-Bëni aktivitete fizike
-Shkoni në shtrat gjithmonë në të njëjtën kohë
-Mos pini shumë kafe
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen