Raportuesi i BE-së për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të prillit në formësimin e perspektivës evropiane të vendit, duke pritur nga qeveria e ardhshme e Shkupit të vazhdojë me reformat dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Anëtarësimi në BE duhet të jetë kauzë kombëtare dhe jo qëllim i vetëm një partie politike. Kjo kërkon që të gjithë politikanët dhe shoqëria civile t’i lënë anash dallimet dhe të fokusohen në kauzën e përbashkët, që gjithnjë shkon përmes mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, u shpreh Kyuchyuk, raportues i BE-së për Maqedoninë e Veriut.
Kyuchyuk tha se BE-ja duhet ta korrigjojë gabimin e tetorit të kaluar, pasi dhënia e mesazheve pozitive por pa hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, e cila ka plotësuar të gjitha kushtet, do të ishte në dëm të vetë BE-së dhe do të dekurajonte pro-evropianët.
Ai shtoi se përfaqësuesit e shteteve kandidate duhet kyçur në debatin për të ardhmen e Evropës.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...