Google ADS

AAK i kërkon Borrell-it shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave

14:34 | 30 Janar 2020
M. A.

Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, që sa më shpejt të vendoset në agjendën e Këshillit të Evropës çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ata kanë mbajtur sot një takim zyrtar.

“Sot së bashku me Meliza Haradinaj ishim në takim më përfaqësuesin e lart të Bashkimit Europian. Ne u zotuam që t’i përmbushim të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja për stabilizim asociim. Kërkuam  që sa më shpejt të vendoset në agjendë e këshillit europian heqja e vizave”.

Tahiri para mediave tha se kanë kërkuar edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 vendeve të BE-së.

“Për dialogun ne përshëndetëm angazhimin e Merkel, Macron dhe së fundi të Trump”.

“Njohja reciproke është  e vetmja zgjidhje”.

“Kërkuam edhe njohja e 5 vendeve të bashkimit evropian që ende së kanë njohur Kosovën”, tha Tahiri.

Sot, liderët e partive politike kanë mbajtur një takim me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell Fontelles./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme