Coronavirusi, Rusia mbyllë kufirin në pjesën lindore në afërsi të Kinës

13:22 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka nënshkruar një urdhër për të mbyllur kufirin e largët lindor të vendit me Kinën, për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.

Arsyeja e këtij mobilizimi dyshohet të jetë përhapja e Coronavirusit në 15 vende të botës.

India dhe Filipinet janë dy shtetet e fundit që kanë zbuluar të prekurit e parë nga ky virus, njëjtë siç kanë zbuluar edhe Japonia, Tajlanda, Gjermania, Kanadaja, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet në Kinë kanë deklaruar sot se numri i të prekurve nga Coronavirusi është rritur deri në 7,700 globalisht, ndërsa kanë ndërruar jetë 170 persona.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka pezulluar lëshimin e vizave elektronike për shtetasit e Kinës.

Edhe pse nuk ka ndonjë rast të konfirmuar nga ky virus në Rusi, ky vend është mobilizuar për mbrojtje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme