Google ADS

Koronavirusi, dy turistë nga Hong Kongu me ethe në anijen e lundrimit, 6.000 pasagjerë të bllokuar

11:48 | 30 Janar 2020
Arditë Shkodra

Dy raste të dyshuara të koronavirusit ndodhen në izolim në bordin e një anije turistike që kishte ndaluar në portin e Civitavecchia në Itali.

Çifti i turistëve nga Hong Kongut me ethe dhe probleme të frymëmarrjes po ju nënshtrohen testeve mjekësore.

Pasagjerët e tjerë, rreth 6 mijë, për momentin nuk mund të hipnin nga barka.

Çifti mësohet se kishte hyrë në Itali nga aeroporti i Malpensas më 25 janar.

Gjatë turneut, anija kishte bërë ndalesë në Marsejë , Barcelonë dhe Palma de Mallorca . Autoriteti Portual ndërhyri për të menaxhuar operacionet brenda portit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme