Ambasadorja amerikane takon kreun e SPAK

11:12 | 30 Janar 2020
A. B.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kreun e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Arben Kraja.

Vizita e diplomates amerikane përkon edhe me afatin e fundit për aplikimit për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Një ditë më parë, Yuri Kim i garantoi Prokurorit të Përgjithshëm ndihmën e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.

Ajo nxiti prokurorët që të përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, si dhe t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme