LSDM: OBRM-PDUKM bllokon ligjin për shlyerjen e kamatave dhe borxheve

10:41 | 30 Janar 2020
A Z

Nga partia në pushtet LSDM thonë se OBRM-PDUKM për më shumë se një javë në Kuvend po bllokon Ligjin për shlyerjen e kamatave dhe riprogramimin e borxheve të personave fizik, me çka po ju bënë dëme direkte qytetarëve.

“Deputetët e kësaj partie haptazi shihet se janë kundër shlyerjes së kamatave dhe borxheve që kanë qytetarët dhe ligjit që u jep fund rasteve të vjetruara gjyqësore të transferuar tek përmbaruesit dhe noterët në vitin 2011, si dhe rastet e dhënë për kryerjen e pagesën së borxheve para përmbaruese deri më 31.12.2017”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se OBRM-PDUKM po bllokon ligjet si: Ligjin për shlyerjen e borxheve për ndërmarrjet publike, ligjit për legalizim të objekteve pa leje, ligjit për Akademinë e Gjyqtarëve, ligjin për shfuqizimin e lustracionit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme