Parashikimi i horoskopit për sot
Dashi
Do ta keni shumë të nevojshme të shplodheni fizikisht. Madje rekomandohet që të shkoni në një qendër relaksi. Dilni me miqtë në mbrëmje, pasi do të ndiheni mjaft mirë. Në një udhëtim që mund të shkoni së fundmi, ekziston mundësia të nisni një marrëdhënie romantike.
Demi
Ka gjasa që partneri/partnerja juaj t’ju bëjë një surprizë tejet të këndshme gjatë ditës së sotme. Analizojini mirë fjalët e një prej kolegëve tuaj, pasi mund të merrni një mesazh shumë domethënës. Fuqia juaj e brendshme do t’ju bëjë të kaloni një ditë fantastike në punë.
Binjakët
Ka gjasa që t’ju duhet të shpenzoni një shumë të konsiderueshme parash për një çështje emergjente, çfarë do të ndikojë ndjeshëm në gjendjen tuaj financiare. Do t’i mungoni shumë partnerit/partneres suaj gjatë ditës së sotme, ndërsa ju do të ndjeni lidhjen emocionale me të gjithnjë e më shumë.
Gaforrja
Disa persona të kësaj shenje duhet të bëjnë shumë kujdes nëse do t’ju duhet të transferoni para. Mos e vini nën presion partnerit/partnerin tuaj, plasi kjo nuk do të ndikojë aspak mirë në marrëdhënien tuaj. Tregohuni më tolerant dhe mos u përpiqni të gjeni përgjigje menjëherë për gjithçka.
Luani
Presioni në punë dhe në shtëpi do t’ju bëjë gjaknxehtë. Mos qëndroni pasiv, por përpiquni të jepni ndihmën tuaj në detyra të ndryshme. Ka gjasa që dikush të jetë irrituar vazhdimisht me ju kohët e fundit. Ndaj bëni kujdes, pasi mund të ndodheni pranë një konflikti.
Virgjëresha
Do të jeni të mbushur me mendime pozitive dhe do të dëshironi t’i jepni sugjerime familjarëve apo të afërmve tuaj. Sot do të dëshironi të ndani disa sekrete me partnerin/partneren tuaj. Flisni hapur dhe mos u pendoni për vendimet tuaja.
Peshorja
Dikush do t’ju fale paqe dhe momente te qeta. Do të dëshironi të bisedoni gjatë me të. Sa i përket anës financiare, mos e harroni asnjëherë rëndësinë e parave dhe mendohuni mirë para se të shpenzoni. Sot do të keni kohë mjaftueshëm për t’u kujdesur për veten.
Akrepi
Bëni kujdes me ilaçet që merrni vetë në shtëpi, pasi mund të bëheni të varur prej tyre. Mos i neglizhoni asnjëherë këshillat e mjekëve. Sa i përket anës profesionale, ka gjasa të kaloni një ditë të ngarkuar në punë.
Shigjetari
Dikush mund t’ju vërë në provë durimin. Do të ishte e udhës të mos shkelnit vlerat tuaja dhe tregohuni të arsyeshëm në çdo vendim që mund të merrni. Sa i përket anës personale, dashuria mund t’ju çojë në një botë tjerë.
Bricjapi
Mund ta nisnin ditën me joga ose meditim. Duke vepruar kështu do të keni mjaft përfitime dhe do të mund të ruani energjinë në nivelin e duhur gjatë gjithë ditës. Ekziston mundësia e një dhurate të papritur nga miqtë tuaj gjatë ditës së sotme.
Ujori
Miqtë mund t’ju prezantojnë me një person shumë special, i/e cila do të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Humori juaj i mirë do të impresionojë njerëzit rreth jush. Do të kuptoni gjithnjë e më shumë dashurinë e vërtetë që partneri/partnerja juaj ka ndaj jush.
Peshqit
Nuk do të jeni shumë i qëndrueshëm emocionalisht. Ndaj bëni shumë kujdes me mënyrën sesi silleni dhe si reagoni përballë të tjerëve. Nëse shihni që partneri/partnerja juaj nuk është në humorin e duhur, përpiquni t’i falni asaj/atij qetësi.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...