Presidenti amerikan, Donald Trump shpalli sot marrëveshjen e re trepalëshe të tregtisë, e negociuar për shumë muaj me Meksikën dhe Kanadanë, por edhe me opozitën demokrate.
“Sot, ne po i japim fundin makthit të Alena-s”, tha Donald Trump gjatë një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar marrëveshjes së mëparshme, e cila lidhte tre vendet që prej vitit 1994, por e kritikuar ashpër, duke theksuar se i kishte kushtuar ekonomisë amerikane shumë vende pune.
Ky është akti i fundit në një proces shumë të gjatë, i cili nisi nga ardhja e miliarderit republikan në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2017, deri në miratimin përfundimtar nga Kongresi amerikan në mes të janarit të Marrëveshjes SHBA-Kanada-Meksikë./ATSH
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...