Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen e policit të rënë në krye të detyrës, Sami Thaçit dhe të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, për humbjen e familjarit, përkatësisht kolegut të tyre.
“Lajmi për rënien në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, është i hidhur e pikëllues. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia, personale e njerëzore por edhe në emër të institucionit që përfaqësoj. Në këto momente bashkëndiejmë me familjarët e të ndjerit Sami Thaçit dhe me gjithë punonjësit e Policisë të Kosovës që humbën kolegun e tyre, transmeton arbresh.info
Po ashtu, shpresoj që të jenë jashtë rreziku e të përmirësohen shpejt policët e tjerë të plagosur, si dhe një fëmijë që po ashtu mora vesh se është lënduar gjatë ngjarjes.
Organet e sigurisë së Kosovës kanë dëshmuar në vazhdimësi se janë të gatshme të luftojnë krimin në vend, dhe rasti heroik i Sami Thaçit është një tjetër dëshmi se policët tanë janë në krye të detyrës, pa u trembur. Është koha që edhe shteti dhe institucionet tona të vihen në krye të detyrës dhe të japin ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme që të luftohen të gjitha veprimtaritë e dëmshme për shoqërinë e vendin, që nga krimi i rëndomtë e deri te korrupsioni i niveleve të larta, e që të vendoset më në fund drejtësia e dëshiruar nga populli”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca në telegramin e tij./arbresh.info/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...