Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian që ka rolin e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë – Serbi, Josep Borrell të enjten qëndron në Kosovë. Ai do ta takojë presidentin Thaçi dhe liderët e partive politike.
Takimin e parë spanjolli që ndërmjetëson në negociatat me Serbinë, do ta mbajë me presidentin Hashim Thaçi në mesditë, njofton zyra e Borrellit, transmeton Express.
Për takimin me Thaci, Përfaqësuesi i Lartë ka rezervuar tridhjetë minuta.
Në orën 12:30, Borrell do t’i takojë liderët e partive politike që janë pjesë e Kuvendit. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mund ta takojë zyrtarin e lartë të BE’së në Parlament, pasi ai nuk ka paralajmëruar takim në Qeveri.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...