I ftuar ditën e sotme në “Top Talk” ishte Këshilltari i Presidentit të Republikës për Emergjencat Civile Shemsi Prençi.
Temë dite në puntatën e sotme të emisionit ishin tërmetet. Kambana e alarmit të tërmeteve ra në vendin tonë më 21 shtator, duke vazhduar më pas në 26 nëntor i cili ishte dhe me dëme më të konsiderueshme, ku si pasojë humbën jetën 51 persona, por u ndie edhe mbrëmjen e djeshme me një magnitutë 4.9 të shkallës rihter.
Kjo valë tërmetesh ka krijuar panik tek qytetarët. Sizmologët janë shprehur në deklaratat e tyre në media se tërmetet e rëna janë në vazhdën e past-lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit, duke shtuar se mund të vazhdojnë me muaj me rrallë deri sa të çlirohet e gjithë energjia e akumuluar në nëntokë. Por ditën e sotme këshilltari i Presidentit të Republikës për Emergjencat Civile Shemsi Prençi ngriti një tjetër alarm në studio.
Ai u shpreh se ndërtesat që po ndërtohen për personat që kanë mbetur pa një strehë tashmë si pasojë e tërmetit, janë duke u ndërtuar jashtë kritereve bazë të ndërtimit. Kjo gjë thotë ai është shikuar nga reagimet në televizione dhe në portale nga ekspertët që kanë parë ndërtimet me anë të këtyre platformave, në kohën që ministrat dhe drejtuesit lokalë kanë inspektuar punimet.
“Normalisht ditët e fundit, janë dhënë në emisionet televizive disa vizita që kanë bërë drejtuesit e disa ministrive të linjës së emergjencave civile së bashku me drejtuesit e strukturave. Tek ndërtimet e reja që po bëhen për shkak të dëmtimeve të tërmetit të datës 21 edhe madje janë kritikuar mënyrat e ndërtimit. Ne edhe pas tërmetit ndërtojmë keq. Po të ndjekësh me vëmendje të gjitha portalet kanë kritika deri në fyerje për mënyrën se si ndërtohet pas tërmetit. Pa respektuar brezat anti sizmike dhe lidhjet anti sizmike të mureve ndarëse, me kolonat vertikale dhe me soletat e pallateve. Atë që kanë dhënë mediat dhe atë që kanë dhënë portalet, ku kanë bërë vizita në objektet e reja të ndërtuara në fazën e ndërtimit të strukturës së kolonave dhe mureve ndarëse. Janë kritikuar me shumicë, i keni në kronikat televizive dhe në portale. Ato pa dashje kanë bërë reklamë se po ndërtohet, ndërkohë ekspertët i kanë kritikuar se ju po ndërtoni keq edhe pas tërmetit”, u shpreh Shemsi Prençi.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person