Google ADS

E konfirmon Quique Setien, Carles Perez do të largohet nga Barcelona

18:49 | 29 Janar 2020
Arbresh Info

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka konfirmuar se sulmuesi, Carles Perez do largohet këtë javë.

21-vjeçari ka luajtur vetëm 12 ndeshje këtë sezon, në të cilat ka qenë startues shtatë herë ndërsa ka pasur disa lëndime, transmeton portali arbresh.info.

Shumë spekulime e kanë lidhur Perez me transferimin te Roma për 13 milionë euro plus dy milionë euro bonus.

Quique e ka pranuar se Perez do largohet dhe beson që është gjëja e duhur për tu bërë.

“Carles Perez mori një vendim. Kur fola isha shumë i qartë, vendimi është marrë nga klubi dhe dhashë mendimin tim”

“Perez e di çfarë i kam thënë, është në dijeni të opinionit të klubit. Në fund, mendoj që është vendimi i duhur”

Besohet që Perez do huazohet te Roma deri në fund të sezonit pastaj do rikthehet përsëri në “Camp Nou”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme