Ish-pjesëtari i UÇK-së merr ftesë nga Gjykata Speciale

18:38 | 29 Janar 2020
M. A.

Edhe këtë fillim vit, Gjykata Speciale po vazhdon me avazin e ftesave për ish-luftëtarët e UÇK-së.

E, sot për intervistim në Hagë, është ftuar edhe Skënder Hoti nga Malisheva.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkluftëtari i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me vepren dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gucati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme