Papa Francesku i ka dhuruar të pastrehëve në Romë një pallat katërkatësh në pronësi të Selisë së Shenjtë me sipërfaqe rreth 2000 metra katror.
Për herë të parë një ndërtesë e tillë luksoze e arkitekturës së viteve 1800, dikur në pronësi të fisnikërisë së lartë romane i dhurohet personave që kalojnë jetën e tyre në rrugë, pa shtëpi e në kushtet jo dinjitoze.
Që në nisjen e Papatit të tij, Jose Bergoglio ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj të pastrehëve që kalojnë natën rreth mureve të Vatikanit. Çdo vit ai kalon ditëlindjen e tij duke shtruar një drekë së bashku me të pastrehët, ka ngritur për ta një berbehane gratis e gjatë ditëve të ftohta të dimrit shpërndan rregullisht për ta mbulesa të ngrohta dhe ushqime.
E së fundmi ai i ka dhuruar të pastrehëve një pallat katërkatësh në pronësi të Selisë së Shenjtë me një sipërfaqe 2 mijë katrorë e me të gjitha kushtet e një jete dinjitoze, Quhet “Pallati Migliori”, një ndërtesë luksoze e 1800, i cili ka marrë emrin nga familja borgjeze, pronarë të tij e që më vitin 1930 ia dhurojnë Vatikanit.
Me dëshirën e fortë të Papa Franceskut ky pallat u përshtat e u dhuruar si vepër bamirësie ndaj personave më në nevojë, të pastrehëve. Momentalisht kjo ndërtesë mund të strehoj rreth 50 të pastrehë burra e gra, të cilëve u ofrohet mëngjesi, darka, fjetja e kushtet më të mira të higjienës personale.
Drejtori i kësaj qëndre Carlo Santoro thotë “se ky pallat u përshtat për të pastrehët me dëshirë të fortë të Papa Françeskut, i cili dëshiroj që kjo ndërtesë kaq luksoze dikur pronësi e fisnikërisë romane të shndërrohet në një strehim për fisnikët e rrugës.
Në këtë pallat ka aktualisht 15 dhoma e 13 banjo e qëllimisht, thotë ai, u kërkua që dhomat të mos jenë me shumë shtretër, por t’i ngjajnë një shtëpie apo një hoteli, të jenë një vend i bukur, i rehatshëm, një vend i ngrohtë jo vetëm në aspektin e ambientit por dhe mikpritës nga personeli që u shërben ashtu si një familje e shtëpi. “
Mes vullnetarëve që shërbejnë në këtë qendër janë dhe disa të pastrehë të cilëve iu është ofruar mundësia për të punuar e për të siguruar një jetë dinjitoze. Dioqeza e Romës shpërndan çdo natë rreth 250 vakte të ngrohta për të pastrehët që kalojnë natën në stacionet më të mëdha të kryeqytetit italian.
Kushtet e të pastrehëve janë forma më ekstreme e përjashtimit social. Sipas të dhënave të fundit të OSBE në vendet e industrializuar jetojnë rreth 2 milionë të pastrehë baraz me 1 % të popullsisë së tyre.
Në Itali numri i të pastrehëve llogaritet të jetë rreth 50 mijë e mbi 15% e tyre jetojnë në Romë.
“Ky gjest i Papa Françeskut“, shprehet drejtori i kësaj qëndre, “Është një sinjal i fortë e konkret, që Ati i Shenjtë i jep të gjithëve, një ftesë se të varfërit mund të ndihmohen e se nuk është gjithmonë përgjegjësia e të tjerëve nëse një i varfër kalon jetën në rrugë apo vdes nga i ftohti, por dhe një pyetje ndaj vetes; Por unë a mund të bëj diçka më shumë?”
Lucia Lucchini, përgjegjës i mensës së kësaj strukture thotë se ” Papa Francesku kërkoj fort që një hap larg nga katedralja Shën Pietro të ketë një shtëpi kaq të bukur për të pastrehët, një shenjë e fortë bamirësie e inauguruar më 15 nëntor në ditën Botërore të personave të varfër. Duke parë bukurinë e këtij pallati, Papa Françesku tha se “bukuria shëron e mund të shëroj dhe të pastrehët që mikpriten në këtë qendër e që mund të nisin një jetë të re.”
Silvano është një emigrant nga Rumania i cili për 8 vite rresht ka jetuar në rrugë e sot strehohet në këtë qëndër. “Kaloja ditën duke lexuar nëpër rrugë, derisa vullnetarët e Karitas më ofruan në punoja këtu ku sot punoj si vullnetar. E kam takuar personalisht Papa Françesku, kam ngrënë me të, është një njeri me zemër të madhe.”
Sipas të dhënave të OSBE vendi me numrin më të madh të pastrehëve është SHBA me rreth 532 milionë persona të përqëndruar kryesisht në 5 shtete./oranews
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...