Google ADS

Ushqimet më të mira për t’i konsumuar kur keni fyt të irrituar

17:29 | 29 Janar 2020
Arditë Shkodra

Në kohën kur gripi është shumë prezent, bashkë me simptomat e tij të bezdisshme, ju duhet të mësoni se si me anë të ushqimeve të duhura mund t’i zbusni këto simptoma dhe ta luftoni gripin.

Një ndër simptomat me të dhimbshme dhe të bezdisshme është ënjtja e fytit. Ekzistojnë disa ushqime të cilat mund t’ua lehtësojnë dhimbjen dhe ta zbutë ënjtjen e fytit. Disa nga këto produkte janë:

Qumështi- nëse e keni fytin me ulçera dhe të ënjtur, atëherë konsumoni qumësht të ngrohtë. Qumështi ju ndihmon në hidratimin e organizmit dhe e zbutë ënjtjen.

Pastat- pastat janë një opsion i mirë për t’u konsumuar nga personat, të cilët kanë fyt të lënduar dhe të ënjtur. Ato janë të buta dhe nuk do t’iu shkaktoj dhimbje gjatë përtypjes.

Jogurti- produktet e bulmetit, sidomos jogurti i pemëve është një zgjidhje tjetër për t’u konsumuar gjatë kohës kur jeni me grip.

Patatet e ziera– nëse dëshironi të merrni vitamina dhe fibra dhe të mos e lëndoni fytin gjatë përtypjes, atëherë konsumoni patate të ziera.

Supa– supa e perimeve do t’iu ndihmojë në zbutjen e dhimbjes së fytit. Me anë të supës me perime ju merrni vitamina dhe agjentë anti-inflamatorë.

Akullorja– preferohet që ku keni fyt të irrituar të konsumoni edhe akullore të ftohta. /express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme