Chelsea në negociata të avancuara me Dries Mertens

17:04 | 29 Janar 2020
Arbresh Info

Chelsea është në negociata të avancuara me yllin e Napolit, Dries Mertens.

Mertens dëshiron të largohet nga “Napolitanët” dhe ka refuzuar disa herë kontratën e re nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Kontrata momentale i skadon në fund të sezonit dhe thuhet se dëshiron largimi në mënyrë që të fitojë disa trofe para se të pensionohet.

Sipas raportimeve, “Blutë” e Londrës janë duke shpresuar ta forcojnë sulmin ngase Olivier Giroud është afër transferimit te Tottenham, kurse Tammy Abraham është i lënduar.

Napoli për belgun kërkon vetëm 15 milionë euro, shumë e cila pritet të paguhet në ditët e ardhshme nga gjiganti anglez.

32-vjeçari këtë sezon për Napolin ka shënuar 9 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me dy asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme