Pas Susos, Milan është gati për të larguar nga klubi sulmuesin tjetër, Krzysztof Piatek.
Sipas raportimeve të fundit, Piatek është afër për t’iu bashkuar klubit gjerman, Hertha Berlin, transmeton portali arbresh.info.
Hertha Berlin javën e kaluar ka ofruar 20 milionë euro për polakun, ofertë e cila është refuzuar nga “Rosonerët”, mirëpo sot (e mërkure) ka ofruar 27 milionë euro plus bonuset.
Thuhet që Milan e ka pranuar këtë ofertë, ndërsa ka mbetur vetëm marrëveshja me lojtarin, ky i fundit pritet të fitojë dy milionë euro në sezon.
Në garë për Piatek janë edhe Tottenham e Chelsea, por nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 20 milionë euro./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...