Ambasadorja amerikane në Tiranë takon kryeprokurorin

15:45 | 29 Janar 2020
V. S.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti në zyrën e tij ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Ndërsa pritet një deklaratë zyrtare, paraprakisht mësohet që në një takim rreth 20 minutash janë prekur edhe çështjet e nxehta në hetim, por edhe rëndësia e pavarësisë së prokurorëve në çështjet konkrete.

Nesër, ambasadorja amerikane ka një pritje me anëtarë të organeve të drejtësisë, por dhe gjithë akterët, ekspertët dhe politikanët që morën pjesë në hartimin e Reformës në Drejtësi.

Zbatimi i kësaj reforme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i parë edhe i ambasadores së re amerikane./ A2 CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme