Google ADS

Ramush Haradinaj për emërimin e Alban Dermaku: Mburrem me të

15:34 | 29 Janar 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar disa nga emërimet e bëra kohëve të fundit.

E ndër to është edhe ai i ish-këshilltarit të tij, Alban Dërmaku, i cili është ngarkuar si përfaqësues i Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

E për këtë emërim ai ka thënë se jep llogari dhe mburret.

“Ne e kemi pas situatën kur një i deleguar I joni për NATO, na ka mundu që sa vite është Alban Demaku I cili është marrë me këto tema qe a vite. Për këtë vendim jap llogari dhe mburrem me këtë”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe Dermaku është ngarkuar për të vepruar si përfaqësues i Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, me seli në Bruksel, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit me këtë organizatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme