Qeveria e Kosovës sot ka ndarë mjete financiare për zyrtarin policor që vdiq mbrëmë e për sy të tjerët që morën lëndime.
I pari i Qeverisë tha se familja e të ndjerit do të marrë 15 mijë euro ndërsa familjet e dy policëve të lënduar nga 10 mijë euro, shkruan arbresh.info
“Me qëllim që të u ofrohet përkrahja e nevojshme familjarëve kërkoj që të u ndan para 15 mijë euro për familjen e zyrtarit policor, Sami Thaqi, dhe nga 10 mijë euro për dy zyrtarët policorë që kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, me një minutë heshtje për të nderuar policin i cili vdiq dje gjatë detyrë, Sami Thaqi ka filluar mbledhje e sotme e 118 e Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë që mbrëmë Sami Thaqi vdiq ndërsa dy zyrtarët tjerë të policisë morën lëndime pas shpërthimit që ndodhi gjatë një aksioni të Policisë se Kosovës në një shtëpi në Zhur të Prizrenit.
arbresh.info ka raportuar gjatë ditës se njëri ka të lënduarit ka humbur njërin sy ndërsa ka marrë lëndime të rena në syrin tjetër./ arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?